Nga nje studiues e publicist shume i njohur tek nje nxenese e shkelqyer nga nje soprano e mirenjohur tek nje shofer shembullor i transportit publik nga nje kompani e suksesshme telefonie tek kolektivi i nje cerdheje nga golashenuesi me i mire i kombetares shqiptare tek nje grua heroine qe punon per te drejtat e njerezve me aftesi te kufizuara nga nje artist i shquar tek nje grup pedagogesh vullnetare qe punojne me perkushtim e dashuri prane qendres TEN. Keta jane shembujt e qytetarise qe vete banoret e kryeqytetit me propozimet e tyre kane zgjedhur te vendosin ne piedestalin e vlerave dhe kontributeve. Ne nje ceremoni modeste por mjaft domethenese Bashkia e Tiranes shpalli 10 personalitetet e vitit 2010 te perzgjedhur pas votimit te vete qytetareve te kryeqytetit. I kthyer tashme ne traditen e evenimenteve te Bashkise se Tiranes kjo veprimtari u organizua per te katertin vit radhazi kete here ne mjediset e qendres se re multimediale TEN. Nje ceremoni kushtuar qytetarise ne te gjitha nivelet e jetes shoqerore e ka quajtur kryebashkiaku Edi Rama prezantimin e fituesve te anketes se ketij viti. Sipas tij 10 qytetaret e vitit jane shembujt e ardhur qe nga sferat me te larta te perpunimit dhe rafinimit te mendimit njerezor ne kulture e ne art deri ne sferat e jetes shoqerore ku njerez me pak te njohur zhvillojne veprimtarine e tyre te perditshme duke u sherbyer te tjereve permes nje kontributi te posacem.

Kryebashkiaku Rama prezantoi 10 personalitetet e ketij viti te cilet jane

Piro Misha - studiues publicist per botimin Arratisja nga burgjet e historise Cdo te thote te jesh shqiptar.

Piro Misha eshte nje nder intelektualet me aktive te viteve te demokracise ne Shqiperi me nje kontribut te vyer ne mjaft fusha te jetes shoqerore. Autor i qindra shkrimeve publicistike botuar ne revista dhe gazeta nder me te rendesishmet ne Shqiperi dhe ne Evrope France Itali Greqi Belgjike. Ai vjen se fundmi me kete liber-ese mbi kuptimin e identitetit bashkekohor shqiptar. Botim i cili i dha dhe kete vleresim nga qytetare te Tiranes qe e kane votuar.

Orieta Zylalaj - nxenese e shkelqyer.

Aktiviste ne veprimtarive shoqerore mjedisore ndergjegjesuese. Shprehja e preferuar Le ti sherbejme sot vendit tone dhe neser le te jemi krenare per te.

Eagle Mobile - nje nder kompanite me te reja e te suksesshme.

Mbeshtetese e rendesishme e projekteve te ndryshme te Bashkise se Tiranes per qytetin si Pasurimi i kendeve te lojerave Nje qytetar nje peme rikualifikimi urban i sheshit Mustafa Qemal Ataturk. Sipermarrje qe sipas kryebashkiakut Rama ka shkuar pertej arsyes se ekzistences se tyre qe eshte veprimtaria fitimprurese dhe qe kane kontribuar per nje qytet me te paster me me shume peme.

Ramazan Kadri Kokoshi

I vleresuar si nje shembull i spikatur qytetarie me profesion shofer me nje pervoje pune gati 30-vjecare me sjellje shembullore ndaj qytetareve. Ka gati 5 vjet ne sherbimin e transportit publik te qytetit dhe eshte shquar per rregullsine ne detyre korrektesine ndaj komunitetit dhe mbi te gjitha perkushtimin per ti sherbyer me perpikeri dhe gjithmone ne orar qytetareve te Tiranes qe frekuentojne linjen urbane te Tiranes se Re.

Bardhylka Kospiri - drejtoreshe ligjore e Fondacionit Shqiptar per te Drejtat e Njerezve me Aftesi te Kufizuar.

Bardhylka eshte nje grua heroine qe nuk ka arritur ta ndale asgje perpara sfidave te jetes. Pamundesite fizike nuk kane fashitur per asnje moment forcen e vullnetit te kesaj gruaje si per angazhimet familjare ashtu dhe per te qene aktive ne shoqerine civile ne mbrojtje te se drejtave te personave me aftesi te kufizuar. Me mundesi te kufizuara por me nje vetedije te pakufizuar dhe me nje vullnet te pakufishem ne kemi bere jo pak per njerez qe jo per faj apo pergjegjesise se tyre e kane te pamundur te levizin si te gjithe tjeret. Per kete arsye kane nevoje per te gjithe te tjeret. Kemi krijuar per here te pare ne nje qytet shqiptar rampat per personat me aftesi te kufizuara ne shume pika kalimi te kembesoreve. Sigurisht thjesht kemi shprehur nje vullnet qe kemi per te vijuar perpara perpjekjet per keta njerez - u shpreh kreu i Bashkise Edi Rama teksa prezantoi znj. Kospiri.

Alban Bushi - futbollist.

Vjen nga nje zone e varfer si Kombinati dhe arrin ne nivelet me te larta nderkombetare - u shpreh kryebashkiaku Rama duke iu referuar Alban Bushit. Me nje karriere te gjate ne futboll eshte nje nga futbollistet me te njohur shqiptare qe ka veshur fanellen kuqezi te kombetares sone. Bushi eshte golashenuesi me i mire i te gjitha koherave per ngjyrat e kesaj kombetareje. Ai sot qendron ne radhet e klubit sportiv Tirana.

Pedagoget vullnetare te TEN-it

Zhuljeta Manastirliu Klaudio Jucja Jola Kotja Ermonela Alikaj Bujar Alliu Mira Alliu Edlira Caushi Denis Bizhga Alfred Meminaj. Per pune te shkelqyer dhe vullnetare ne ofrimin e kurseve te femijeve dhe te rinjve ne qendren TEN me perkushtim dhe dashuri. Nje qender e ngritur per tu dhene strehe te rejave te rinjve te ketij komuniteti por edhe me gjere te kryeqytetit - u shpreh kryebashkiaku Rama duke iu referuar qendres Ten.

Edi Hila - personalitet i shquar i artit shqiptar.

Me punen e tij jo vetem qe ka arritur te pasuroje trashegimine tone te artit por dhe ta percoje kete trashegimi ne mbare boten nepermjet ekspozitave te shumta duke vecuar me kenaqesi ekspoziten e suksesshme te ketij viti.

Mariana Leka - soprano.

Soprano e pare e Teatrit te Operes dhe Baletit te Tiranes. Ka mbi 17 vjet qe interpreton si soliste ne kete teater. E perkushtuar dhe serioze ne punen e saj rreth 20 role kane marre jete bashke me te duke i dhuruar publikut artdashes shume kenaqesi artistike. Viti 2010 do te sillte pas 123 vitesh nga premiera ne La Skala ne Milano Otellon premiere ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit ku Mariana performoi ne menyre te shkelqyer.

Cerdhja numer 10

Edukatoret Alma Mehilli Hajrie Stafa Edmira Foci Laureta Saliu dhe drejtoresha e cerdhes Natasha Bezhani.

Per pune te perkushtuar dhe angazhim maksimal ne mirushqyerjen mirerritjen dhe miredukimin e femijeve te Tiranes. Nje shembull i shkelqyer i investimit njerezor ne rritjen e femijeve tane.

Dhjete emra te rinj iu shtuan ne kete menyre atij qe mund te quhet panteoni i qytetarise. Shembuj qe duhen promovuar fort per te qene udherrefyes ne jeten tone te perditshme per te rinjte por jo vetem. Kjo eshte nje menyre per te vleresuar dhe nderuar me respekt e mirenjohje bashkeqytetare te ketij qyteti. Qytetare te spikatur te Tiranes qe me shembullin dhe kontributin e tyre meritojne respektin e te gjitheve. Fale kesaj ceremonie per nje moment krijojme mundesine qe mbi ta te bjere drita e vemendjes se opinionit si edhe permes medias - u shpreh kreu i Bashkise se Tiranes ne mbyllje te ceremonise.









7 Dhjetor 2010