Kur flet për lojrat elektronike...mendja të shkon tek lojtari që shpenzon
orë të tëra në kolltuk para kompjuterit apo televizorit. Por disa palestra po
përdorin pikërisht këto lojra për të nxitur lëvizjet fizike dhe kalitjen e
përdoruesve. Falë teknologjisë integrale, Simuluesi Dogfight, është një prej paisjeve më të reja në botën e
lojërave aktive që ofron për përdoruesit si kalitje fizike ashtu edhe argëtim.
Përdoruesit pedalojnë për të ngritur në ajër avionin elektronik në ekranin e
paisjeve sportive të palestrës.


Një palestër masive në
Burbank të Kalifornisë ...Disa po provojnë paisjen
më të fundit që ka integruar teknologjine e lojërave elektronike me pasijet për
stërvitjen në palestra.

Pavarësisht
rënies ekonomike, industria e lojërave elektronike ka njohur vetëm rritje.

Sipas një raporti mbi të ardhurat nga lojërat
elektronike të Physic Ventures, industria e lojërave aktive në Shtetet e
Bashkuara në terësi kapi shifrën 6.4 miliard dollarë në tremujorin e fundit të
vitit 2008.

Egzaminimi i lojës bën që
përdoruesit të jenë të interesuar gjatë të gjitha fazave të lojës, një tendencë
kjo e argëtimit për gjeneratat e reja.

 

Teknologjia e fundit
audio-vizuale e bën edhe më interesante pilotimin e avionit. E ndërtuar në
Kaliforni nga Electronic Sports, loja Dogfight nënkupton që stërvitja të jetë
edhe argëtim. Në këtë lojë me aksion me aeroplanë luftarakë, përdoruesit
fluturojnë aeroplanin përmes pedalimit dhe mbajnë drejtimin dhe kontrollin e
mjetit ajror përmes levave anësore të ndenjëses.

Shefi i kompanisë Xho Din
thotë se njerëzve u pëlqen ajo që bëjnë nëse janë të përfshirë mentalisht në
të.

"Industria e palestrave komerciale është gati për
ndryshime të tilla dhe mendojmë se ky treg do njoh rritje. Është një industri
disa miliarda dollarëshe dhe ne mendojmë se jemi kompania e parë e
transformimit në tregun komercial teknologjik."

Në këtë lojë kompania ka kombinuar
palestren e zakonshme me lojrat aktive për të nxitur përfshirjen e përdoruesve
aq sa ta të mos kuptojnë se po sterviten.

Misioni është futja e sporteve virtuale tek një gjeneratë e re e cila
është e apasionuar pas lojërave në internet në shtepi, palestra apo shkolla.

Ndërkohë që u jep pedaleve
të biçikletës, shtohen edhe rrotullimet e helikës së aeroplanit. Sa më shpejt
tu japësh pedaleve aq më shpejt fluturon avioni. Nëse ndalon pedalet, avioni
rrëzohet kështu që lind motivimi për të luajtur dhe dhënë pedaleve. Pamjet
vizuale dhe efektet zanore tërheqin mendjen e përdoruesit duke i mbajtur ata të
interesuar në lojë.

Në mënyrë që të ngresh
avionin lart, mbajtëset e duarve me susta duhet të tërhiuqen kështu që u bën
fizkulturë krahëve. Butonat pëdorën për të qëlluar objektivat në ekran.

Pasi përdoruesit mësojnë fluturimin e
aeroplanit, përleshjet dhe garat me përdoruesit përkarshi e shtojnë entuziasmin
dhe frymën e lojës për një betejë ajrore. Për amatorë si Oscar Gonzales, loja
ofron edhe lloje të ndryshme objektesh fluturuese për të realizuar misionin virtual.

" Më pëlqen shumë. U deshën vetëm pesë minuta që të
apasionohesha pas lojës. Më pëlqen fakti se harron se po stervitesh..sepse je
në lojë. Kur zbret nga makina, të kullojnë djerset dhe e kuton që stervitjes i
erdhi fundi."

Sindi Salazar është dakord
se përzierja e stervitjes me lojën elektronike është një mënyrë e shkëlqyer për
të sjellë trupin në formë.

 "Të gjithëve si djemve dhe vajzave u pëlqejnë
lojërat elektronike gjatë stërvitjes. Kështu nëse vret dy zogj me një gurë,
edhe stervitesh edhe kënaqesh duke luajtur."

Gjenerata e re nuk është e
interesuar që të stervitet para televizionit. Ata kanë nevojë për stimulim të
mëtejshëm. Sipas studimeve të kompanisë së lojërave elektronike, prirja e
njerëzve drejt lojërave aktive do të vazhdojë të njohë rritje ndërkohë që
publikut i bëhet edhe më e mërzitshme mënyra tradicionale e palestrave
sportive. //rd//