54 vjet më parë Shqipëria u bë vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Më 14 dhjetor të vitit 1955, Shqipëria u anëtarësua në këtë organizëm duke u bërë kështu vendi i 76-të anëtar i Organizatës. Shteti shqiptar bëri kërkesën për anëtarësim në OKB në fillim të viteve '50, kërkesë kjo që nuk u pranua që në fillim. Qeveria e përsëriti sërish kërkesën në vitin 1952, por vendet perëndimore ishin të mendimit se në Shqipëri "nuk respektoheshin të drejtat themelore të njeriut dhe liritë elementare të individit", gjë që bëri që shëiperia të mos pranohej as atë vit. megjithatë Shqipëria arriti të bëhej pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara vetëm 3 vite më vonë. Pas anëtarësimit të saj në OKB, Shqipëria vendosi pranë selisë së saj në SHBA edhe misionin e saj, i cili në atë periudhë kryesohej nga Reis Malile. Krerët e këtij misioni ishin edhe të vetmit diplomatë shqiptarë në SHBA për gati 50 vjet të regjimit komunist. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Emri "United Nations" që shqipërohet "Kombet e Bashkuara", është krijuar nga ish presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili ishte i pari që sugjeroi përdorim e frazës "Deklarata nga shtetet e bashkuara" në 1 janar 1942, gjatë luftës së dytë botërore, kur përfaqësues nga 26 kombe u zotuan për të luftuar së bashku kundër Fuqive të Boshtit. Kombet e Bashkuara zyrtarisht erdhën në ekzistencë në 24 tetor 1945 . Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.