1dhjetori në të gjithë botën ka hyrë si Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Sidës. Kjo është shndërruar në një ditë apel për më shumë sensibilitet dhe rritjen e ndërgjegjësimit për masa parandaluese ndaj sëmundjes së rëndë. 

TIRANE- Sot është dita Ndërkombëtare e Luftës kundër Sidës, e vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, dhjetori risjell edhe një herë në vëmendjen e të gjithëve se kujdesi dhe sensibilizimi parandalon epideminë e rëndë që u merr jetën miliona individëve në botë. Shqipëria megjithëse vlerësohet si një vend me prevalencë të ulët, mbart rrezikun e përhapjes së infeksionit në numër të konsiderueshëm. Kjo pasi vlerësohet se një numër i madh rastesh janë ende të pa diagnostikuara. Specialistët konstatojnë se numri i rasteve të reja me HIV-AIDS, kanë një tendencë rritjeje, deri në nëntor të këtij viti numri i të prekurve është 291, ku vetëm gjatë këtij viti janë zbuluar 35 raste të reja.
Meshkujt vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të rasteve 69 për qind, por vërehet edhe një rritje e numrit të femrave me HIV pozitiv 31 për qind, nga rastet e reja të diagnostikuar në vitin 2008, 15 prej tyre ishin femra. Rasti parë me infeksionin HIV-AIDS, në vendin tonë u zbulua në vitin 1993 dhe që prej asaj kohe 99 persona kanë shfaqur AIDS, ndërkohë që numërohen 56 viktima. Rruga klasike e trasmtimit seksual vazhdon të dominojë në 90.4 për qind të rasteve, në 3.8 për qind të rasteve infeksioni është trasmetuar në përmjet gjakut, 3.3 për qind të rasteve nga nëna tek fëmija dhe vetëm 1 për qind e rasteve nga përdoruesit e drogave me injeksion.
Numri i fëmijëve të prekur nga infeksioni HIV është 17, lufta me infeksionin e rëndë HIV-AIDS, vazhdon të mbetet sot një ndër sfidat e shëndetësisë. Në të gjitha vendet në botë qeveritë shpenzojnë miliona dollarë për fushata sensibilizuese që synojnë të ndërgjegjësojnë popullatën “se masat parandaluese i thonë NDAL epidemisë së rëndë”. Ndërkohë në shumë qendra nëpërmjet testimeve Anti Sid falas synohet diagnostikimi i hershëm i sëmundjes.
(a.r/news24/balkanweb)